Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu publikoi planin e masave lehtësuese nga 1 qershori, duke njoftuar për heqjen e kufizimeve.
Ajo bëri thirrje që të rritet vetëndërgjegjësimi dhe të mos ulet vigjilenca ndaj virusit i cili vijon të jetë aktiv në vendin tonë:
“Ja çfarë do të hapet nga data 1 Qershor?Hiqen kufizimet e lëvizjes në çdo zonë por kërkohet vetëndërgjegjësim për të mos e ulur vigjilencën, për të zbatuar distancimin social ↔️ dhe për të ruajtur higjienën vetjake?”,- u shpreh ministrja.
Duke nisur nga dita e sotme:
Hiqen kufizimet e orareve për qytetarët dhe bizneset në të gjithë vendin
Hapen kufijtë tokësorë, pa detyrim vetëkarantinimi, përveç rasteve kur vendoset nga autoritetet shëndetësore
Hapen plazhet vetëm për strukturat akomoduese. Ndërsa me 6 qershor hapen plazhet për të gjithë qytetarët.
Hapen kopshtet dhe çerdhet
Hapen, parqet, këndet e lojërave, palestrat, qendrat e interentit.
Hapet kampjonati, i futbollit, pa spektatorë.
Hapen kurset profesionale, edukative, argëtuese, konkurset e punësimit.
Pavarësisht se dje ishte dita e fundit e kufizimeve, jemi shumë pranë një vale të dytë virusi ndaj secili prej nesh duhet të tregoj kujdes maksimal.
Distanca sociale dhe kujdesi në maksimum për higjenën personale duhet të vazhdojnë të zbatohen, teksa secili duhet të ruajë veten e tij.
Siç kanë parashikuar ekspertët, një valë e dytë virusi do të jetë më e lehtë sesa e para, e cila na gjeti të papërgatitur.
Megjithatë, askush nuk duhet të neglizhojë rregullat e distancimit social.