Shtetasit shqiptarë pritet që shumë shpejt të kenë një shtet më shumë për të vizituar lirisht pa viza. Bëhet fjalë për Armeninë.
Së shpejti pritet që shqiptarët të udhëtojnë në Armeni pa vizë.Mësohet se Qeveria armene do të diskutojë më 30 Gusht (sot) heqjen e vizave për qytetarët shqiptarë, pas një propozimi të bërë nga Ministria e Jashtme. Ky propozim vjen për faktin se armenët që prej vitit 2013 udhëtojnë pa viza në Shqipëri dhe në dokumentin përkatës të qeverisë thuhet se duhet të ndiqet parimi i reciprocitetit në marrëdhëniet dy palëshe.
Nëse qeveria armene do të miratojë heqjen e vizave, qytetarët shqiptarë do të mund të udhëtojnë lirisht drejt Armenisë dhe të qëndrojnë maksimumi për 180 ditë brenda një viti, që është edhe afati kohor.