INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Hiqet emri “Aleksandri i Madh” nga aeroporti i Maqedonisë

Hiqet emri “Aleksandri i Madh” nga aeroporti i Maqedonisë

Publikuar më: 17:00 24-02-2018

Tabela me emrin “Aleksandri i Madh” është hequr ditën e sotme nga aeroporti në Shkup. Deri tani janë hequr disa nga shkronjat ndërkohë punimet do të vazhdojnë gjatë gjithë ditës. Largimi ka filluar si rezultat i vendimit qeveritar të 4 shkurtit për riemërimin e aeroportit të Shkupit. Emri i ri i aeroportit të Maqedonisë do të jetë “Aeroporti Ndërkombëtar i Shkupit”. Riemërimi i aeroportit por edhe i autostradës për në Greqi, u paralajmëruan nga kryeministri Zoran Zaev më 24 janar, pas takimit me kryeministrin grek Aleksis Tsipras më Davos të Zvicrës. Maqedoni ka rënë dakord që të heq zyrtarisht emërtimet ne termin “Aleksandri i Madhe” gjatë bisedimeve që po zhvillon me Greqinë, për çështjen e emrit të vendit.

Article Logic
Execution time: 0.0036170482635498