Në muajin qershor Londrës do t’i shtohet një restorant ku njerëzit mund të rrijnë të zhveshur. Restoranti do të quhet “The Bunyadi” dhe do të jetë i hapur vetëm për tre muajt e verës. Këtu do të haet nudo kush mund të dëshirojë dhe pa asnjë lloj komoditeti, madje dhe personeli i lokalit do të jetë nudo.
Ata kanë menduar të hapin një restorant të tillë, në mënyrë që njerëzit të lirohen nga “grackat e botës së industrializuar”. Tavolinat do të jenë prej druri, pjatat prej balte dhe ushqimi mjaft i freskët. Nuk kaluan as dy ditë nga lançimi i idesë së restorantit dhe kërkesat janë shumë të larta. Në sajtin e tij, kanë rezervuar mbi 10 mijë persona.