INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Hiqni dorë menjëherë nga këto receta të shtëpisë! Janë më të rrezikshme nga sa mendoni

Hiqni dorë menjëherë nga këto receta të shtëpisë! Janë më të rrezikshme nga sa mendoni

Publikuar më: 18:13 27-09-2018

Jo gjithçka e bërë në kushte shtëpie nga ato që dëgjojmë çdo ditë është e vlefshme. Madje, disa janë aq të rrezikshme sa duhet të hiqni dorë.

Gjithsesi, jo gjithçka e bërë në kushte shtëpie nga ato që dëgjojmë çdo ditë është e vlefshme. Madje, disa janë aq të rrezikshme sa duhet të hiqni dorë.

1. Djegiet mund të shërohen brenda për brenda kuzhinës.

Të vendosësh gjalp apo vaj aty ku je djegur më shumë bën keq sesa mirë. Gjithçka duhet të bëni është ta vendosni në ujë të ftohtë.

2. Pasta e dhëmbëve shërben për të zhdukur aknet.

Të gjithë e kemi bërë njëherë këtë. Duke u nisur nga niveli i sodës që gjendet njerëzit besojnë se lëkura do të pastrohet, por në fakt përbërësit e pastës së dhëmbëve mund t’jua irritojnë shumë lëkurën.

3. Gargare me ujë të kripur

E përdorim shpesh kur ftohemi, por nuk është dhe aq efektive. Kur fyti juaj është i acaruar, gargarja me kripë e bën edhe më.

4. Heqja e kallove në kushte shtëpie

Disa njerëz përdorin thika ose gërshërë për të hequr kallot që shfaqen në trup. Nuk duhet ta bëni kurrë, nëse s’doni të merrni një infeksion. Ky është një proçes shumë i rrezikshëm dhe s’duhet kurrsesi ta bëni.

5. Vaj kastori për të përshpejtuar lindjen

Thuhet se gratë shtatzëna marrin vaj kastori për të lindur më shpejt. Në fakt, vaji i kastorit ka efekte në trupin tonë, por nuk lidhen aspak me shtatzëninë. Nëse vuani nga kapsllëku mund ta përdorni, por jo për të sjellë më shpejt bebushin në jetë.

Article Logic
Execution time: 0.0039441585540771