INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Hiqni dorë nga ilaçet! Këto ushqime e bëjnë punën më së miri

Hiqni dorë nga ilaçet! Këto ushqime e bëjnë punën më së miri

Publikuar më: 12:35 18-01-2019

Mjalti Manuka

Mjalti Manuka prodhohet në Zelandën e Re, nga nektari i pemës së manuka-s, emri shkencor i së cilës është Leptospermum scoparium. Ai është i pasur me amionacide, antioksidantë, përbërës me veti antiinflamatore, vitamina B1, B2, B3, B5 dhe B6, kalcium, fosfor, hekur, bakër, natrium, kalium, magnez dhe mangan etj, duke e shndërruar kështu në produktin çudibërës që duhet të ketë çdo konsumator në regjimin e tij ushqimor. Ai qetëson gastritin, forcon sistemin imunitar, trajton sinozitin kronik, qetëson kollën etj.

Hudhra

Edhe pse aroma e saj nuk është aspak tunduese, hudhra është një ndër antibiotikët më të mirë natyralë që mund të zëvendësojë fare mirë ilaçet e shtrenjta. Ajo përmban substanca azotike, kalium, selen, kalcium, magnez, acid sulfurik dhe fosforik, vitamina C, D, B, më shumë se 400 përbërës mineralë të ndryshëm duke përfshirë këtu antioksiduesit, të cilët gëzojnë një sërë vetish pozitive terapeutike. Ndër përfitimet e saj kryesore si: çtoksikon trupin; përmirëson shëndetin e kockave, ul nivelin e kolesterolit të keq në gjak dhe lufton virozat e stinës.

Kanella

Kanella është një ndër erëzat më popullore që prej shekujsh përdoret në kuzhinë, si në ëmbëlsira ashtu edhe në gatime të tjera duke ju dhënë atyre një aromë të mrekullueshme, por edhe duke ju sjellë njëkohësisht përfitime shëndetësore si: ndihmon në mirëfunksionimin e trurit dhe kujtesës; ul rrezikun e atakut në zemër; ndihmon në rënien nga pesha; përforcon sistemin imunitar dhe lufton papastërtitë e lëkurës.

Article Logic
Execution time: 0.003471851348877