INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Hiqni dorë nga këto gjëra që të zgjasë marrëdhënia juaj!

Hiqni dorë nga këto gjëra që të zgjasë marrëdhënia juaj!

Publikuar më: 22:52 30-11-2018

Shpesh mund të ndodhë që e pyet veten, nëse do ta njohësh ndonjëherë dikë që do të të dojë pamasë, apo që do të kujdeset për ty në mënyrën që ti dëshiron. Nëse je duke bërë një nga 6 gjërat e mëposhtme, dije se çdokush do të distancohet nga ty, ndaj merr masat e duhura dhe ndrysho për mirë.

Je duke kërkuar shumë nga të tjerët.

E pyet ndonjëherë veten, nëse je duke kërkuar tej mase nga njerëzit që ata të jenë perfektë? Ti e di se dashuria nuk funksionon kështu, apo jo? Askush nuk është perfekt dhe ti duhet të nisësh të kuptosh se ti nuk je perfekte dhe në këtë mënyrë, nuk ke pse kërkon as perfeksionin tek të tjerët. Ti meriton dikë që të të bëjë të lumtur, jo që të jetë perfekt kur nuk mund të jetë.

Je duke pritur shumë nga të tjerët.

Mos prit që ai të të shkruajë gjatë gjithë kohës, pasi njerëzit janë edhe në punë dhe nuk e kanë mundësinë të rrinë me celular në dorë gjithë ditës. Mos prit as që ai të të ftojë përherë në vende të shtrenjta, pasi jemi duke folur për rroga Shqipërie që nuk të lejojnë të bësh qejf përditë e të dalësh në vende luksozë. Ndaj uli pak standardet. Vërtet meriton shumë, por çdo gjë me kriter.

Nuk mendon se duhet të ndryshosh.

Personi që ke përkrah të ka vënë në dukje diçka që ti vërtet e ke të gabuar dhe duhet ta ndryshosh, por ti sërish mendon se nuk ke nevojë të ndryshosh. Kjo gjë është e gabuar. Kritikat duhen marrë parasysh nga kushdo, e sidomos nga personi që të do të mirën. Mendoji ato që ai ose ajo të thotë dhe përpiqu të ndryshosh, nëse ai ndryshim do të të shërbejë për mirë.

Ke zgjedhur personin e gabuar.

Në momentin e parë, të duket sikur ke zgjedhur personin e duhur, por kur gjërat kërkojnë që të dy të jeni seriozë, ai të zhgënjen me zgjedhjet që bën. Por mos u mërzit, kjo është diçka që mund të ndryshojë, për sa kohë i mendon gjërat në momentin e duhur dhe vendos të ndryshosh gjithçka, duke menduar se ti meriton më të mirën për veten tënde.

Ke gjetur dikë, por mendon se nuk do të zgjasë marrëdhënia me të.

Mendimet lidhur me eksperiencat e së shkuarës po të demoralizojnë pamasë. Mund të kesh njohur vërtet persona të tjerë të në shkuarën, të cilët në momentin e parë të kanë bërë të lumtur e më pas të kanë zhgënjyer pamasë. Por kjo nuk do të thotë se tani do të ndodhë e njëjta gjë. Mos mendo se nuk do të kesh një lidhje që do të zgjasë, sepse kështu as nuk do të përkushtohesh tamam në lidhje.

Mendon se dashuria mjafton.

Nuk është aspak kështu. Vërtet dashuria duhet të jetë baza e një lidhjeje, por mendoje pak si do të jetë lidhja jote, nëse ju duheni, por personi tjetër nuk të respekton? A do të kishte vlerë të qëndronit bashkë? Një lidhje kërkon dashuri, vëmendje, përkujdesje, e mbi të gjitha respekt, ndaj mos u kap vetëm pas dashurisë për të qëndruar me dikë.

Article Logic
Execution time: 0.0036971569061279