Rëndësia e veshkave për mirëfunksionimin e të gjithë trupit është e madhe. Ky organ filtron gjakun dhe lëngjet shmang akumulimin e mbetjeve në trup. Por edhe pse mund të jetoni me vetëm një veshkë, me kalimin e kohës funskioni i tyre dobësohet ndaj është mirë që të reflektoni në kohë mbi stilin tuaj të jetesës dhe zakonet që ndikojnë në shëndetin e tyre. Ja disa rregulla që duhet të keni parasysh:
1.Përdorimi i tepruar i alkolit
Konsumimi i më shumë se një gote alkol në ditë për disa herë në javë, rrit rrezikun e dëmtimit të veshkave, duke qenë se alkoli streson veshkat dhe mëlçinë.
2. Mbajtja e urines
Mbajtja e vazhdueshme e urinës shpesh rrit presionin që mund të shkaktojë gur në veshka dhe dëmtim të tyre.
3. Mungesa e ujit
Gjëja më e rëndësishme që veshkat të funksionojnë si duhet, është të jeni të hidratuar. Nëse nuk konsumoni ujë mjaftueshëm toksinat që duhen eleminuar nga trupi, fillojnë të akumulohen duke sjellë dëmtime të ndryshme të veshkave.
Teprimi me sheqerin
Të gjithë e dimë se sheqeri me tepri është i dëmshëm për shëndetin në përgjithësi duket edhe për veshkat në veçanti. Një studimi fundit ka treguar se njerëzit që konsumojnë sheqerin në sasi të konsiderueshme çdo ditë, kanë më shumë proteina në urinë që është një simptomë e hershme e mosfunksionimit të mirë të veshkave.
5.Teprimi i kripës
Përdorimi në sasi të tepruara të sodiumit sjell gjithashtu dëmtim të veshkave duke qenë se shkakton presion tek to si dhe rrit presionin e gjakut.
6. Privimi nga gjumi
Privimi për një kohë të gjatë nga gjumi shkakton një sërë problemesh në shëndet, përfshirë edhe dëmtimin e veshkave. Trupi ka nevojë për gjumë, kohë gjatë së cilës riparohen problemet që mund të kenë veshkat.
7. Defiçenca e vitaminave dhe mineraleve
Funksioni i veshkave varet gjithashtu nga ushqimet që konsumoni, ndaj nëse trupi juaj ka mungesë të disa vitaminave dhe mineraleve, si magnezi apo vitamina B6, veshkat tuaja mund të mos funskionojnë siç duhet.
8. Shumë proteina shtazore
Proteinat e kafshëve gjenerojnë sasi të mëdha të acidit në gjak që mund të jetë i dëmshëm për veshkat pasi nuk mund ta eleminojnë atë aq shpejt sa duhet. Proteinat nevojiten për rritjen dhe riparimin e të gjitha pjesëve të trupit, por dieta juaj duhet të jetë e balancuar mirë me fruta dhe perime.
9. Qëndrimi pa lëvizur
Të qëndruarit ulur për një periudhë të gjatë kohe lidhet me zhvillimin e sëmundjeve të veshkave. Edhe pse kërkimet nuk japin një shpjegim pse jeta sedentare apo aktiviteti fizik ndikojnë tek veshkat, dihet se një aktivitet i mirë fizik përmirëson presionin e gjakut dhe metabolizmin të dy faktorë të rëndësishëm në shëndetin e veshkave.
10. Konsumimi i ushqimeve të konservuara
Ushimet e konservuara janë një burim i madh sodiumi dhe fosfori dhe shumë njerëz që vuajnë nga sëmundjet e veshkave, duhet të limitojnë sasinë e fosforit në dietat e tyre pasi disa studime kanë treguar se niveli i lartë i fosforit është i dëmshëm për shëndetin e veshkave dhe kockave.
Një tjetër faktor që ndikon në dëmtimin e tyre janë edhe qetësuesit të cilët nuk duhen marrë asnjëherë mbi dozën e rekomanduar nga mjeku.