"Unë vij nga Krypton, ishte një energji që më shtynte të lëvizja dhe të ndaloja trenat”.
Ishte ky shpjegimi që dha 29-vjeçari para policisë. Ai gjatë të shtunës dhe të dielës ka bllokuar qarkullimin e trenave nëntokësorë në Milano.
I riu shkëpuste vazhdimisht energjinë elektrike duke paralizuar udhëtimin e trenave. 29-vjecari pas shpjegimeve që dha para autoriteteve u dërgua për një vizitë në një spital psikiatrik.
Para policisë ai u shpreh shumë seroizisht se kishte mbërritur në Tokë nga Krypton, vendi nga ku sipas filmave ka ardhur Superman.
Njeriu gjithashtu shpjegoi se prerje të dorës duke pretenduar se ishte një qenie superiore.