INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Histori e padëgjuar me parë! Rrëfehet Roza Lati: ‘E braktisa të dashurin në mes të autostradës sepse...’[FOTO]

Histori e padëgjuar me parë! Rrëfehet Roza Lati: ‘E braktisa të dashurin në mes të autostradës sepse...’[FOTO]

Publikuar më: 17:25 22-04-2018

S’ke çfarë i bën! Janë ligjet e jetës! Kur një femër bie në dashuri me një mashkull vështirë se mund të dali ndonjë konkurrente që t’ja heqi nga duart gjysmën e zemrës.

Dhe kur vjen fjala që personi që dashuron të bëj një tradhëti, ka nga ato femra që xhindosen aq shumë saqë bëjnë edhe ndonjë histori nga ato të pabërat.

Një histori të tillë mesa duket e paska kaluar edhe moderatorja Roza Lati e cila ka qenë e ftuar në emision “Thumb” dhe ka rrëfyer kulmin e saj të xhelozisë, dhe e dini se çfarë ka bërë ?!

E ka braktisur të dashurin natën në autostradë!

“Bashkë me shoqërinë time u mblodhëm në një lokal. Aty ishte një vajzë që kishte ditëlindjen dhe ishte e mbuluar nga lulet. E kapa që i dashuri im po e shihte. E pa për herë të parë dhe i thashë ki kujdes se po të kapa edhe njëherë… Kur e kapa për herë të tretë mendova ja rregulloj unë tani. Atë natë qëlloi që ishim me makinën time dhe sa kaluam autostradën i thashë zbrit nga makina. S’jam legen unë thoshte,ora 10 e darkës s’ka as autobus”,- ka rrëfyer me humor Roza duke pranuar se në raste të tilla nuk e toleron aspak mashkullin.

Djema sytë katër! Kujdes kur tradhtoni! Vajzat si Roza të bëjnë atë që s'ta pret mendja.

ccccccccccc.PNG

Article Logic
Execution time: 0.003856897354126