Serialet turke janë bërë ndër serialet më të ndjekura në Shqipëri dhe jo vetëm e siç duket njerëzit kanë filluar të krijojnë pëlqime të ndryshme për aktorë apo aktore të ndryshme.
Tashmë, aktorët turq janë kthyer në personazhet më të preferuar të shqiptarëve dhe jo vetëm.
Cansu Dere dhe Engin Ozturk, aktori i njohur i “Shoqëri e lartë” dhe Gynalp Bej në “Ertugrul”, janë dy emra që po përfliten shumë në shoëbizin turk. Shkruhet se dy aktorët kanë nisur një histori dashurie, të cilën po përpiqen ta mbajnë larg medies. Dy aktorët kanë pushuar disa ditë së bashku dhe kanë kërkuar të mos lejohen gazetarët apo paparacët.