INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Histori e rrallë! Çifti me aftësi të kufizuara në moshë të madhe sjell në jetë një foshnjë

Histori e rrallë! Çifti me aftësi të kufizuara në moshë të madhe sjell në jetë një foshnjë

Publikuar më: 12:38 29-01-2019

Zenepe dhe Gëzim Pirja janë një çif personash me aftësi të kufizuar, të cilët me dëshirën e madhe për tu bërë prindër, i janë drejtuar maternitetit “Koço Gliozheni” para 9 muaj. Në Gusht të vitit 2018, Gëzimi i është drejtuar dhe me një email Ministres Manastirliu për t’a mbështetur për qëndrimin në spital, për vijimin e shtatëzanisë së gruas së tij, pasi ajo duhet të qëndronte me regjim shtrati përgjatë gjithë shtatëzanisë.

50 vjeçja ja doli. Pas një shtatëzanie të vështirë u finalizua me sukses, lindja e foshnjës. El’Ana gëzon shëndet të plotë bashkë me nënën e saj. Prindërit shprehen se e kanë quajtur vajzën e El’Ana, pasi ky emër nënkupton fjalën që Zoti u përgjigj.
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, e cila e ka ndjekur nënën paraplegjike prej disa muajsh, e vizitoi në spital e uroi dhe i garantoi kujdesin e mëtejshëm.

Article Logic
Execution time: 0.0015971660614014