Valbona Berisha ka ndyshuar totalisht. Ajo deri para se të nisej drejt Sirisë ka qënë një shtëpiake dhe nënë e tre fëmijëve. Më pas Valbona u kthye në një ushtare të ISIS-it.
Ajo mendohet se ndodhet në Siri së bashku me djalin e saj të tretë, vetëm gjashtë vjeç dhe ndaj saj është lëshuar një urdhër arresti ndërkombëtar.
Sipas të dhënave të hetuesve italianë, e martuar në Itali, në zonën e Lekezes, Valbona nis të radikalizohet, dhe pas një jete laike fillon të studiojë Kuranin, duke u indoktrinuar nëpërmjet internetit nga imamë dhe ekstremistë të ndryshëm.
Më pas merr vendimin për të udhëtuar drejt Sirisë për të kontribuuar për ISIS, duke u bërë ushtare ose luftëtare. Në provat e mbledhura nga hetuesit italianë, përveç ndryshimit të pësuar nga gruaja është dhe dialogu i fëmijës me babain e tij ku i thotë se mami duket si një ninxha dhe se dëshiron të kthehet në shkollë, por ajo nuk e lejon.