INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Histori e rrallë të dënohesh se mban në burg 7 qind lekë

Histori e rrallë të dënohesh se mban në burg 7 qind lekë

Publikuar më: 08:31 30-06-2017

Drejtësia shqiptare vijon të habitë çdo ditë e më tepër për sa i përket marjes së vendimeve penale qoftë nga prokuroria por edhe nga gjykata. Në shumë raste një person i arrestuar për korrupsion dënohet me pak vite burgim, se një person i akuzuar për vjedhje më shumë se një herë apo nga një individ që tregton drogë afër shkollave dhe ambjente publike. “Arnimi” politik që i bëhet herë pas here Kodit Penal, ka sjellë krijimin e “xhepave” juridikë, ku gjykata dhe prokuroria shpesh herë i përdorin për qëllimet e veta.

Mirëpo këto hapësira, paralelisht kanë krijuar dhe një përplasje mes dy institucioneve, ku prokuroria ka kërkuar dënim ndërsa gjykata ka vendosur pushimin e dosjes me argumentin se nuk ka vepër penale.

Përplasjet e shpeshta mes Gjykatës dhe Prokurorisë, ku në mes qëndron dhe që pret pasojën është qytetari,janë problemet thelbësore të legjislacionit penal në vend.


Ja ngjarja:

Cufi 8 muaj burg  për 7 mijë lekë

53-vjeçari A. Cufi nga Tirana i dënuar me 4 muaj burgim për “Vjedhje energjie” është një nga qytetarët që po e përjeton këtë situatë të pakëndshme të legjislacionit penal Shqiptar.

Teksa i ka shpëtuar dënimit me 4 muaj burgim, “Shqiptarja.com” mëson se Cufi rrezikon të dënohet me 8 muaj burgim nga gjykata e Apelit Tiranë, ku i vetmi krim që ai ka bërë është se gardianët e paraburgimit 313 në Tiranë, gjatë një kontrolli rrutinë i kanë gjetur 7 mijë lek të vjetra në xhaketën e tij. Mbajtja e kësaj sasie lekësh prej tij, në ambjentet e paraburgimit, nga ana e prokurorisë së Tiranës është konsideruar si shkelje e dispozitës nr. 324/a/1 të Kodit Penal.

Për pasojë prokuroria ka dërguar dosjen në gjykatë për akuzën e “Futja ose mbajtjes së sendeve të ndaluara në institucionet e ekzekutimit të vendimeve me burgim”. Në fund të gjykimit prokurori Ervin Karanxha, kërkoi dënimin me 1 vit burgim për Cufin, por duke aplikuar gjykimin e shkurtuar përfundimisht prokuroria kërkoi dënimin me 8 muaj burgim.

Kjo kërkesë e prokurorisë është rrëzuar nga gjykata e Tiranës, ku gjyqtarja Adriana Bera ka vendosur pushimin e gjykimit.

Article Logic
Execution time: 0.0040988922119141