INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Histori e trishtë - Mësuesja që do të shesë veshkën për të jetuar!

Histori e trishtë - Mësuesja që do të shesë veshkën për të jetuar!

Publikuar më: 10:53 13-04-2016

Një grua prej 20 vjetësh ka ushtruar profesionin më fisnik atë të mësuese, por sot gjendet e papunë. Askush nuk e merr më në punë as shkollat shtetërore as ato private. E për të mbijetuar dhe shlyer një borxh ka vendosur të bëjë një akt shumë të rëndë, të shesë veshkën e saj. Gruaja 53 vjeçare është nga qyteti i Elbasanit dhe ka folur për gazetarin e Shekullit pa dashur të publikojë pamjen e saj, pasi pjesa më e madhe e banorëve të qytetit, ku jeton e njohin se është një zonjë me dinjitet.
Zonja banon e vetme e rëfen se prej vitesh ndodhej në një proçes gjyqësor e këtë vit arriti ta përfundojë duke e fituar. Bëhet fjalë për shtëpinë ku banon, pasi ishte në konflikt me pronarin e godinës, po tashmë e fitoi gjyqin dhe vetëm duhet që të kompensoj pronarin, me 400 mijë lekë.
E në këto kushte ajo sqaron se nuk ka ku ti gjejë paratë dhe prej 7 vjetësh shkon sa tek një motër, tek tjetra për tu ushqyer e tashmë sipas saj ka ardhur momenti që të mos ju bëhet më barë.
Motrat, thotë ajo nuk kanë të holla të më ndihmojnë.

"E kam vrarë mendjen. Nuk më zinte gjumi. Më në fund e gjeta një zgjidhje. Vendosa të shes njërën veshkë. Me ato para do të shlyej borxhin dhe pjesën tjetër do ta mbaj të ushqehem e të vishem. Mua edhe disa vite më kanë mbetur. Përse të mos jetoj si gjithë të tjerët. Kam dëgjuar se me një veshkë njerëzit kanë kaluar një jetë të tërë. Po. Po. Një ditë isha në një mort dhe po tregonin se dikush aty kishte jetuar vite të tërë me gjysmë veshke.” – thotë 53 vjeçaria.

Ajo vijon rëfimin duke thënë se me ato të holla duhet të shlyej borxhin se nuk do të iki nga kjo botë pa e larë!

Article Logic
Execution time: 0.0064899921417236