INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Histori: Grabitja që solli vdekjen e disa personave, deri tek Elton Çiça

Histori: Grabitja që solli vdekjen e disa personave, deri tek Elton Çiça

Publikuar më: 09:33 02-05-2016

Hakmarrja, është një nga pistat e hetimit të vrasjes së ndodhur mbrëmjenn e 1 majit, në zonën më të populluar në kryeqytet. Nga të dhënat paraprake mësohet se vrasja e Elton Çiçës ta ketë zanafillën në marsin e vitit të kaluar.

Elton Çiça është djali i një çifti të moshuarish në Tepelenë të cilët u bënë pre e një grabitjeje në banesën e tyre. Grabitësit rrahën Naimin Çiçën dhe bashkëshorten e tij dhe i vodhën 5 mijë euro. Ata arritën të largohen ndërsa braktisën automjetin dhe u larguan me vrap duke përfituar nga errësira.

Prindërit e Eltonit  përfunduan në spital, me dëmtime në të gjithë trupin.

Ndërkohë pas kësaj ngjarjeje, policia shpalli të dyshuar për ngjarjen tre persona, mes të cilëve Robert Ramën dhe Ervis Imerin.

Ekzekutimi i Elton Cicit, natën e së dielës në Tiranë, sipas policisë mund të jetë bërë për hakmarrje. 35 vjeçari dukej se kishte një qëllim, të ekzekutonte njerëzit që i rrahën prindërit, por u parapri nga shënjestra e tij.

VRASJA E ROBERT RAMËS

Robert Rama ishte në kërkim nga policia, kur u vra.  Ai u ekzekutua 2 muaj pas grabitjes. Në 11 qershor, në zonën e ish Kënetës në Durrës, dy persona me motor, e qëlluan për vdekje dhe u zhdukën pa lënë gjurmë. Policia e pati të vështirë të fokusohet në vetëm një pistë hetimi, për shkak të kaluarës problematike të Ramës.

Në atë kohë u tha se Robert Rama mund të ishte vrarë nga ekzekutorë të paguar.

Robert Rama lindi në Leskovik, u rrit në Laç dhe banonte në Tiranë. Pak para se të vritej, kishte marrë një banesë me qira në Durrës, në zonën e njohur si ura e Dajlanit.

Me vete mbante gjithmonë një pistoletë, që nuk i shërbeu momentin e vrasjes, për shkak se ekzekutorët ishin profesionistë, tha policia.

TRITOLI NDAJ GRABITËSIT, ERVIS IMERI

Mëngjesin e 12 korrikut të vitit të kaluar Ervis Imeri dalloi disa kallëpe tritoli poshtë makinës. Ai telefonoi në polici për atentatin që i kishin përgatitur.

Ekspertët e RENEA-s, gjetën 3 kallëp eksplozivi, detonatorin dhe dy bateri 9 volt që do aktivizonin shpërthimin.

Agjentët e vrasjeve në Drejtorin e Tiranës kuptuan se kishin të bënin me një nga të dyshuarit e grabitjes me armë të çiftit të moshuar në Tepelenë. Por përsëri nuk e besuan, se ai kishte zbuluar rastësisht atentatin. Policia dyshonte se Imeri e kishte vendosur vetë tritolin poshtë makinës, për t’u larguar nga vendi.

ATENTATI NDAJ VËLLAIT TË IMERIT

Në pamundësi për të vrarë Ervis Imerin, u godit vëllai i tij, Eltoni. Oficeri i policisë ushtarake ishte duke shkuar në punë si çdo mëngjes, kur makina e tij shpërtheu nga tritoli. Pamjet e tmerrshme pas atentatit u transmetuan në çdo media mëngjesin e 9 dhjetorit të vitit të kaluar. Elton imeri tregoi se kishte dalë me vetëm një këmbë nga makina.

Article Logic
Execution time: 0.0039119720458984