Me 17 Dhjetor 1990 është bërë për herë të parë kërkesa për krijimin e Partisë Demokratike, e para parti politike pas më shumë se 45 vitesh regjim diktatorial. Sot është bërë publik dokumentin origjinal i kerkesës dhe vendimit për krijimin e Partisë Demokratike.
Teksti i kërkesës mban firmën e Eduard Selamit, dhe jo të Azem Hajdarit, i cili në atë kohë ishte kryetari i Grupit Organizator.
Sëbashku me kërkesën për themelimin e PD-së, janë depozituar 35 faqe dokumentacion, duke përfshirë këtu: programi minimal, statuti dhe lista emërore e 376 nënshkruesve.
Miratimi i themelimit të partisë së parë opozitare mban firmën e Ministrit të Drejtësisë Enver Halili, dhe është firmosur me 19 Dhjetor 1990.