INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Histori mashtrimi! Çifti nga Tirana ''rrëmben'' 500 mijë euro dhe arratiset

Histori mashtrimi! Çifti nga Tirana ''rrëmben'' 500 mijë euro dhe arratiset

Publikuar më: 09:23 17-01-2019

Prokuroria e Tiranës ka kërkuar masën e sigurisë ‘arrest me burg’ për shtetasit B.Çala dhe F.Çala. Çifti kishte arritur që të siguronte 500 mijë euro nëpërmjet mashtrimit me pronat.

Menjëherë pas zbulimit të aferës, burrë e grua janë arratisur për në Amerikë. Ndaj tyre janë bërë 7 kallëzime penale për të njëjtën akuzë, shkruan JOQ.

Kërkesa e Prokurorisë
1.Caktimin e masës së sigurimit “Arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i KPP, ndaj shtetasit: Bashkim Çala, lindur ne Berat dhe banues ne Tirane, i padënuar, për veprën penale të “Mashtrim me pasoja të renda i kryer në bashkëpunim”, të parashikuar nga neni 143/3 i Kodit Penal.
2.Caktimin e masës së sigurimit “Arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i KPP, ndaj shtetasit: Fiqirete Çala, lindur dhe banues ne Tirane, i padënuar, për veprën penale të “Mashtrim me pasoja të rënda i kryer në bashkëpunim”, të parashikuar nga nen 143/3 i Kodit Penal.

Article Logic
Execution time: 0.0034110546112061