INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Histori njerëzore, djathi me mikrobe e la invalide…

Histori njerëzore, djathi me mikrobe e la invalide…

Publikuar më: 09:45 30-07-2016

Një 22-vjeçare ka mbetur në karrige me rrota, pasi u prek nga një infeksion i rëndë i shkaktuar nga konsumimi i një lloj djathi. Sam Philpott ishte me pushime me prindërit e saj në ishullin Kos të Greqisë tre vite më parë. Gjatë pushimeve ajo konsumoi djathë dhie të pasterilizuar.
Sipas The Sun vetëm pak javë më vonë San filloi të shfaqte simptoma të rënda, si migrenë, të përziera dhe të vjella të vazhdueshme, temperaturë dhe dridhje, dobësi, lodhje dhe dhimbje të shumta. Gjendja e saj filloi të përkeqësohej edhe më shumë, dhe pas tre vitesh ajo filloi të shfaqte vështirësi në të ecur. Ajo është shumë e sigurt se shkaktari i vetëm i të gjitha këtyre dhimbjeve është djathi që ka konsumuar gjatë pushimeve.
“Kush e dinte se djathi i pasterilizuar, që është i shijshëm dhe më ka sjellë shumë momente lumturie, do të më shkaktonte kaq shumë dhimbje sa dua t’i japë fund jetës”, shprehet ajo.
Sipas saj, djathi i ka ngjitur sëmundjen bruceloza (sëmundje ngjitëse e bagëtisë së imët, e gjedhit dhe e derrave, që shkaktohet nga disa baktere dhe që nëpërmjet kafshëve u ngjitet edhe njerëzve).
E njohur ndryshe si ethet e Krimesë, kjo sëmundje mund të shkaktohet nga konsumimi i produkteve me bazë djathore të pasterizuara ose ushqime të gatuara nga kafshët e infektuara.
Sam i është nënshtruar aktualisht një trajtimi  intravenoz, infuzion të antibiotikëve dhe vitaminave direkt në vena.

Article Logic
Execution time: 0.0040829181671143