INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Histori prekëse/ Ligjet e ashpëra të Trump ''po marrin jetë njerëzish'', 13 vjeçarja në ditët e fundit të jetës

Histori prekëse/ Ligjet e ashpëra të Trump ''po marrin jetë njerëzish'', 13 vjeçarja në ditët e fundit të jetës

Publikuar më: 12:30 21-07-2019

Një histori shume prekëse e ndodhur në SHBA po bën xhiron e rrjetit. Një 13-vjeçare Haidi Gamez nga Hondurasi ka tentuar t'i japë fund jetës pasi humbi nënën e saj dhe nuk takonte dot babain prej 2 vitesh.

Haidi Gamez, jetonte në Honduras dhe ishte vetëm 10 vjeçe kur humbi të ëmën nga diabeti. Në atë kohë, babai i saj, Manuel Gamez vendosi që ta dërgonte atë në Amerikë pasi kushtet e jetesës i kishin shumë të vështira. Haidi Gamez fitoi azil në Amerikë në qytetin Neë Island, por që nga ajo kohë takimi i saj me të atin u bë i pamundur për shkak të ligjit që vendosi presidenti Trup lidhur me emigrantët. Babai i saj ka tentuar 3 herë të kalonte në Amerikë, por është arrestuar nga autoritetet amerikane sa herë që e provoi të kalonte kufirin.

Vajza pas dy vitesh që nuk takonte më të atin, mori vendimin drastik për jetën. Ajo lidhi veten me karikuesin e telefonit dhe ra në koma. Pas shumë përpjekjesh dhe presion nga mediat amerikane babai i saj mori leje të veçantë për të vizituar të bijën në spital. Por pavarësisht kësaj, 13 vjeçares për fat të keq do i hiqen aparaturat që e mbajnë në jetë ditën e mërkurë pasi financiarisht babai i saj nuk i mbulon dot shpenzimet e spitalit, shkruan CNN.

Babaj postoi një fotografi që ka prekur të gjithë ata që e kanë parë duke i dhënë lamtumiren e fundit vajzës se tij.

"Është shume e veshtirë që të të them lamtumirë princesha ime. Jam i sigurt që nga parajsa do me japësh fuqi dhe dashuri që të vazhdoj të jetoj...," shkruan në postim Manuel Gamez.

Politika e ashpër e Donald Trump duket se ka shkaktuar shumë trishtim dhe vuajtje në shumë familje emigrantësh.

bababi.jpg

bbbaabbai.jpg

 

bababasi.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0043709278106689