Disa persona që ishin në metronë e Molembekut dhe Aeroportin e Brukselit kanë folur mbi atë ç’ka tronditi Brukselin. Ata japin dëshmitë e tyre.
Alfonso, një prej punonjësit e sigurisë së aeroportit të Brukselit, i cili është kthyer në heroin e ditës në kryeqytetin e Europës, pasi u ka shpëtuar jetën të paktën 7 personave tregon:
“Kishte një goditje dhe më pas një njeri filloi duke bërtitur në gjuhën arabe dhe më pas … buum një shpërthim i madh. Njerëzit vraponin drejt ashensorëve. Dy të moshuar erdhën drejt meje. I shpëtova duke i vendosur në ashensor, por nuk donin të më linin të ikja. Donin që të zbrisja me ta. Por nuk mundesha. Kishte shumë rrëmujë. U ktheva pas për të shpëtuar njerëz të tjerë”.
Një tjetër tregon se shpërthimet kanë ndodhur në dy ekstremet e metrosë: “Njëri shpërthim ndodhi majtas, e tjetri djathtas brenda në metro. Për fat, ambulancat dhe policia mbërritën menjëherë”.
Dëshmitari tjetër tregon se “isha 100 metra nga shpërthimit dhe ishte një tmerr”. Bashkëshortja e tij rrëfen më pas: “Të gjithë ishin në panik, ishte tronditëse, fëmijët qanin, por tani gjithçka ka mbaruar dhe ne jemi këtu dhe kjo është e rëndësishme”.