INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Histori rrënqethëse: Prindërit e abuzuan seksualisht kur ishte 12 vjeç, ajo përballet me ta 20 vite më vonë [VIDEO]

Histori rrënqethëse: Prindërit e abuzuan seksualisht kur ishte 12 vjeç, ajo përballet me ta 20 vite më vonë [VIDEO]

Publikuar më: 11:00 18-11-2016

“Pafajësia ime u vodh nga unë!”

Një grua që është abuzuar seksualisht nga prindërit e saj kur ishte fëmijë është përballur me ta 2 vjet më vonë, tani që u liruan nga burgu. Çifti kriminal, të quajtur vetëm si Jim dhe Justine, u dënuan me 20 vite burg secili në vitin 1996 për sulmet incestuoze kundër vajzës së tyre Amanda, sulme që vazhduan për rreth 3 vjet. Në një episod të Dr. Phil, viktima tashmë në të 30-tat e saj, u përball me prindërit biologjikë duke treguar se si abuzimi i shkatërroi jetën. Në konfrontimin tronditës ajo e pyet mamanë se si mundi që të bashkëpunonte me një kriminel, ta mësonte si të kryente veprimet e turpshme dhe të filmonte gjithçka. Justine rrëfehet se “e di që ka marrë vendime shumë të këqija dhe sot urren veten”. Në pjesën e dytë të emisionit që transmetohet javën tjetër, Jim thotë se “kurrë nuk ka pasur dyshime apo ndjenja faji pas herës së parë me Amandën kur ajo ishte vetëm 12 vjeç".

Article Logic
Execution time: 0.0014760494232178