Një ngjarje si në filma ka ndodhur në Vlorë një natë më parë. Një i moshuar u grabit dhe plagos me armë, por nuk ja doli dot dhe në orët e para të mëngjesit ndërroi jetë. Po nipi i tij jetim fillimisht deklaroi se e kishte gjetur gjyshin në gjendje të rëndë kur hyri në banesë dhe se hajdutët kishin marrë 1 milion lekë. Por pas hetimeve, nipi pohoi se e ka sajuar këtë histori dhe ishte ai që e vrau me armë gjyshin e tij dhe me gjakftohtësi të plotë, më pas telefoni policinë dhe foli për mediat.
I moshuari është dërguar në spital, por ndërroi jetë në orët e para të mëngjesit të sotëm. Me sa duket mashtrimi nuk zgjati shumë, pasi i riu nuk e ka përjetuar dot gjithë dhe rreth orës 04:00 të mëngjesit, ai ka pranuar se e kishte qëlluar gjyshin.
69-vjeçari jetonte i vetëm në lagjen "Rilindja" në Vlorë, dhe dyshohet që nipi ta ketë qëlluar pas një përplasje mes tyre, pasi siç mendohet gjyshi mund të ketë pikasur nipin duke i vjedhur paratë. Mësohet se adoleshenti ishte rritur nga gjyshi pasi prindërit e tij kishin humbur jetën në një aksidente rrugor.