INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Histori spiunazhi – Ardit Gjebreja tregon si i ka shpëtuar internimit…

Histori spiunazhi – Ardit Gjebreja tregon si i ka shpëtuar internimit…

Publikuar më: 12:46 06-04-2016

Mund tju duket e çuditshme, por dhe moderatori Ardit Gjebrea, ka qënë i përndjekur në kohën e komunizmit, madje për pak mund të kishte përfunduar në internim. Sigurimi i shtetit i kishte vënë pas një spiun, por që për fat ai rezultoi shoku i tij i ngushtë. Kjo e vërtetë është rëfyer nga vetë moderator, teksa ka treguar dhe mënyrën se si ka shpëtuar.

Këtë histori ai e ka postuar në Facebook:

Dikur, në vitet 1980 e vetmja dritare me ajër ndryshe për shqiptarët, ishte televizioni italian. Fshehurazi, me antena punëdore, shihej “me miza” (siç i thonin dikur) kanali TV që të mbushte me muzikë, sport, filma, etj.
I prirur nga muzika, kur mbaronte San Remo, të nesermen në shkollën e mesme, sapo filluar, komentoja me pasion ç’kisha parë në TV dhe riprodhoja këngët, që mbaja mend.
Kështu kaloi pak kohë dhe një ditë, një shok i shkollës, më tërhoqi mënjanë e më thotë: “Eja të të përcjell në shtepi”.
Ishim vetëm 16 vjeç kur nisi të më thotë: “Të lutem mos komento më për TV italiane, të lutem mbylle gojën se po më merr në qafë”.
U çudita, pasi ishte një ndër shokët e mi të mirë. Po nuk e la çudinë time të pakej kur shpërtheu: “Unë nuk kam faj, por më detyruan të firmos dhe jam bashkëpunëtor i sigurimit të shtetit”.
Filloi të më tregojë se si e kishin detyruar në rrugë të ndiqte dikë, e kishin futur në një shtëpi përdhese dhe me detyrim, duke qënë se Partia kishte nevojë për informata të njerezve që nuk e donin, ai duhej të raportonte çdo muaj, për njerezit që propagandonin kundër regjimit.
Nuk i besoja veshëve!
Nuk fola. Që nga ajo ditë “artisti” (kështu e kish pseudonimin) më tregonte se si të pakenaqur nga raportet e tij, e kishin edhe rrahur keq, sepse nuk i spiunonte shokët. Dhe ishte një djalë shumë i mirë vërtet.
Nuk i bëri asnjëherë kujt keq, por me ndërrimin e sistemeve, ajo firmë adoleshenti e bëri gjithsesi të ndihej keq dhe iku. Iku jashtë vendit, sepse nuk duronte dot turpin dhe bënte çdo lloj pune për të mbajtur familjen e tij.
Mora nje lajm të hidhur… “Artisti” na ka lënë… pa u bërë dot kurrë artisti, që ëndërronte, për të na lënë ne të vijonim rrugën, sepse mund të na kish bërë gjëmën dhe kush e di ku mund të ishim me këngët italiane që këndonim atëhere, si shume e shumë të tjerë.
Dhe teksa po bekoja shpirtin e tij sot, mendova gjithë ata “të zellshëm”, që në atë kohë dërguan sa e sa nëpër burgje apo në internim për agjitacion e propagandë dhe sot, pa i vrarë ndërgjegja, duke ditur që dosjet nuk do hapen ndonjëherë, kush e di ku i kemi?! Në ndonjë vend pëllumbash, ku prapë ndoshta bëjnë keq, në ndonjë biznes privat ku me njohjet e tyre bllokojnë të tjerët me konkurencë të pandershme, në ndonjë auditor ku japin leksione edhe morali etj, etj, etj. Dhe ata janë të sigurtë nën ombrellen e jomoralit dhe mosguximit të sistemit që dosjet nuk i hap, por edhe mund t’i kenë zhdukur nga frika e ndonjë kasaphane kolektive. Kush e di ku e kanë gjetur pasqyren magjike, që “mbron” ndërgjegjen inekzistente!”
“Artisti” iku ne paqe me veten dhe me ne, për të lënë pas sa e sa firma që si kuçedra ende jetojnç me panginjën e të keqes.
Paqe aty ku je, miku im i mirë!

Article Logic
Execution time: 0.00351881980896