Një e mitur shqiptare në Greqi ka treguar se si një biznesmen grek abuzonte me të duke e përdorur dhe si prostitutë. Sipas mediave greke historia e saj ka filluar që kur ka qënë 12 vjeç. E pasi kaloi 3 vjet të tmerrshëm nën tutelën e një biznesmeni grek vendosi ta denoncojë, pasi ai e trafikonte deri dhe për 900 euro nata.
Vajza pas divorcit të prindërve jetonte me motrën dhe nënën e saj. Më tej pas disa kohësh shkoi të jetonte me të atin, por ai ishte keq ekonomikisht dhe çdo natë kthehej i dehur në shtëpi. E kjo arsye e detyroi të largohej dhe nga ai.
Këtu fillon edhe historia e saj. Ajo u njoh me një biznesmen grek dhe shumë shpejt ai u bë tutori i saj.
Vajza ka rrëfyer në polici historinë, që tronditi ata që e dëgjuan, aq më tepër kur dha dhe emra biznesmenësh të njohur një prej tyre me influencë në fushën e farmaceutikës.
E mitura tha se u takua me biznesmenin e farmaceutikës në një klub nate shumë të njohur në Poseidon. Ai e mori me një makinë shumë të mirë dhe e çoi në shtëpinë e tij. Ata hynë në xhakuzi dhe sipas vajzës ai mori përpara një pjatë me kokainë. Herën e parë që bënë seks tregon 15 vjeçarja, ai i dha 900 Euro. Madje i premtoi 50-100 mijë euro, nëse do rrinte për një kohë të gjatë me të.