Në orën 16:30 në fshatin Grudë të njësisë administrative Gruemirë, u vra teksa lëvizte me automjetin e tij biznesmeni Ferdinand Polia.
Sipas njoftimit të policisë:
“Sot në ora 16.30, është dërguar në Spitalin Rajonal Shkodër shtetasi N.P, rreth 35 vjeç, i plagosur me armë zjarri. Megjithë përpjekjet për ti dhënë ndihme mjekësore ai ka ndërruar jetë. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje dhe identifikimin dhe kapjen e autorit/ve”.
Nard Polia është një figurë e njohur për mediat dhe turizmin shqiptar. Sipas “newsbomb.al” Polia është pronar i një bujtine në Theth, një ndër pikat turistike më të njohura në Shqipëri nga të huajt.
Polia gjithashtu raportonte shpesh në lidhje direkte problematikat në zonën e Thethit.
Pronari i bujtinës në Theth është qëlluar të paktën 20 herë me armë zjarri automatik, sipas detajeve të reja.
Uniformat blu kanë gjetur 20 gëzhoja në vendin e ngjarjes, ndërsa pak kilometra larg vendngjarjes është gjetur edhe një motor i djegur që dyshohet të jetë përdorur nga autori/t.