INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Historia e çuditshme e Botërorit! Ky lojtar mer medalje nga shtëpia

Historia e çuditshme e Botërorit! Ky lojtar mer medalje nga shtëpia

Publikuar më: 11:06 14-07-2018

Një histori interesante do të ndodh këtë të dielë në finalen e Kupës së Botës, ku do të përballen Franca dhe Kroacia. Nikola Kalinic e ka filluar aventurën ruse bashkë me Modric, Rakitic, Mandzukic dhe Perisic, por, ndërsa të dielën protagonistët e rrugëtimi historik të Kroacisë do të jenë në fushë për të luftuar për kupën, sulmuesi i Milan do ta ndjekë ndeshjen nga televizori.

Jo për një zgjedhje të tijën, por pothuajse. Përplasja me trajnerin e Kroacisë i ka kushtuar vendin dhe, duke parë rezultatet, ballkanasit nuk e ndiejnë shumë mungesën e tij.Kështu, 22 lojtarët e tjerë, të shëndetshëm ose jo, e kanë dërguar Daliç një hap larg ëndrrës dhe Kalinic-in, një hap larg makthit.

FIFA-s, në fakt, nuk i intereson shumë se trajneri e ka dërguar në shtëpi. Zyrtarisht, kroati është pjesë e kombëtares që ka shkuar në Rusi. Kështu, medalja është gati për Nikola Kalinic, i cili do të mund të shpallej kampion i botës nga divani i shtëpisë. Do të ishte një rast unik.

Article Logic
Execution time: 0.0034148693084717