Një boksier shumë i dhunshëm, i cili shfaqet duke rrahur publikisht një homofob që e ofendoi.
Lufta për të drejta të barabarta u kthye në përleshje të vërtetë fizike në një floktore të Filadelfias. Kjo ndodhi kur boksieri Yusaf Mack që është deklaruar hapur gay vendosi që të ngrihej kundër një burri që e kishte sulmuar online. Video e incidentit tregon Mack duke vërtitur një njer të quajtur Hector Echevarria, pasi ky i fundit kishte postuar vazhdimisht komente për të të cilat ishin degraduese dhe homofobike. Hector shihet i shtrirë në tokë duke u përpjekur të mbrohet, madje në një pikë edhe të çohet në këmbë, por 37 vjeçari Mack e godet në fytyrë dhe e hedh sërish poshtë duke e lënë të gjakosur. Burime pranë Hector treguan se ai they kyçin në përleshje, por lajmi nuk është konfirmuar. Megjtihëse ai i bëri private rrjetet e tij sociale, shkruajti pas përleshjes që më mirë të filmohet duke u rrahur se sa të marrë një “penis në b*thë”. Historia e Mack është e habitshme pasi ai ishte një baba me 10 fëmijë kur doli publikisht si gay në vitin 2015 pasi u pikas në filma porno me meshkuj.