Një ngjarje e pazakonte ka ndodhur në Rusi ku një çift ësht ndar për Ronaldon dhe Messin. Sipas gazetës “Argumento I Fakti”, çifti i çmendur pas futbollit – Arsen dhe Lyudmila – prishen marrëdhëniet kur Arsen po festonte fitoren e Argjentinës ndaj Nigerisë.
Pas një debati të madh që kishin pasur, bashkëshortja e tij, Lyudmila, kishte vazhduar së insistonte se superylli portguez, Cristiano Ronaldo, ishte talent më superior se Lionel Messi. Pas kësaj Arsen nuk ka duruar më dhe ka dorëzuar kërkesën për shkurorëzim në gjykatë në qytetin Chelyabinski në Rusi. Por gjithashtu tifozët e futbollit njihen për çmenduritë që ata bëjnë për sa i përket skuadrave apo lojtarëve që pëlqejnë.
“Që prej fillimit të Kupës së Botës, ajo filloi ta tallte Messin dhe tha se ai nuk i zoti as të shënojë penallti kundër Islandës. Nuk munda të përmbahem dhe ia thashë ato që i mendoja për Ronaldon, ekipin kombëtar portugez dhe të gjitha klubet që asaj i pëlqejnë . Në fund i mblodha plaçkat dhe u largova përgjithmonë ” ka thënë Arsen.