INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Historia e Danjela Toçit i përloti të gjithë, por nga u frymëzuan për këngën ''Qaj''? Flet Ardit Çuni dhe 14-vjeçarja nga Kukësi! [FOTO]

Historia e Danjela Toçit i përloti të gjithë, por nga u frymëzuan për këngën ''Qaj''? Flet Ardit Çuni dhe 14-vjeçarja nga Kukësi! [FOTO]

Publikuar më: 19:57 09-11-2018

Danjela Toçi, vajza e vogël që jetonte në një nga fshatrat e Kukësit me familjen e saj vodhi zemrat e publikut shqiptar me guximin, pjekurinë por dhe forcën që tregoi në “The Voice Kids”. Zëri i saj ktheu 4 karriget e jurisë, por dhe u bë një nga zërat më të dashur të publikut. Dhe Ardit Çuni ashtu siç e pranoi në “TROKIT” në IN Tv para pak ditësh edhe te “Rudina” u shpreh se është frymëzuar nga historia e kësaj vajze dhe ka vendosur që ta sjellë atë në një këngë.

“Teksti i këngës tonë është shkruar nga Fifi, por ideja ka qenë e imja. Është një përjetim emocional që tregon një jetë paralele ose si të thuash një të tashme të Danjelës dhe një të shkuar timen. Nuk do të doja të bëja krahasime, por edhe unë e kam patur të pamundur të paguaj për muzikën dikur, por sot kam fatin të suportoj Danjelën. Është mirë që ndonjëherë të kuptojmë kush është realiteti. Boll shitëm ar, luks e makina, është mëse e mjaftueshme. Është koha të vijmë me këmbë në tokë dhe të kuptojmë ku jetojmë, se në fund të fundit as 10% e popullsisë si ka ato lukset që shfaqen në videoklipet që shohim. Mendoj se çdo njeri ka një moment reflektimi në jetë dhe mendoj se ky ka qenë mometi i reflektimit në karrierën time”, tha Çuni.

Ndërkohë Danjela tha se fabula e këngës është të dhurojmë sa më shumë dashuri dhe të mos shikojmë vetëm jetët tona.

Fabula e këngës është që të dhurojmë sa më shumë dashuri, të ndihmojmë njëri-tjetrin dhe të mos shikojmë vetëm jetët tona. Kënga deri tani ka patur shumë sukses dhe i falenderoj të gjithë ata që më kanë mbështetur. Nuk e kam pritur gjithë këtë sukses, por jam e lumtur që bëri bujë të madhe”, tha Danjela.

avvs.png

 

Article Logic
Execution time: 0.0038771629333496