INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Historia e dashurisë e Eneda Tarifës...[FOTO]

Historia e dashurisë e Eneda Tarifës...[FOTO]

Publikuar më: 20:44 17-03-2017

Eneda Tarifa po jeton një romancë të lumtur prej 20 vitsh me bashkëshortin e saj Erjon Zaloshnja. Këngëtarja e njohur ishte e ftuar në “Pasdite në Top Channel” së bashku me të ëmën, Vera Tarifën ku folën për mbështetjen që gjyshërit jepnin në rritjen e vajzës së saj, Arias, duke thënë që prindërit e Erionit e kishin mbështetur shumë për rritjen e vajzës. Eneda dhe muzikanti i talentuar i muzikës rrok, Erjoni kanë një histori të gjatë së bashku dhe vazhdojnë të punojnë edhe sot, bashkë, në koncerte të ndryshme live.

Mirëpo gjatë intervistës publikut i ka bërë përshtypje një detaj në pamjen e Enedës. Gjatë gjithë bashkëbisedimit të Enedës me moderatoren e emisionit binte në sy një pullë e kuqe në qafën e saj, të cilën nuk e mbulonte dot as grimi i zakonshëm përpara daljes në ekran.

Nuk dihet me siguri se çfarë mund të jetë ajo shenjë, por mund të jetë edhe thjesht një simbol i një jete të kënaqshme bashkëshortore.

 

Article Logic
Execution time: 0.0037288665771484