INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Historia e detajuar e Mikel Xhikos që vrau gruan në Korçë

Historia e detajuar e Mikel Xhikos që vrau gruan në Korçë

Publikuar më: 09:11 20-06-2016

Mikel Xhiko në një zonë preriferike të Korçë mesditën e së djelës i morri jetën gruas dhe më pas vrau veten. Zbulohet nga policia që krimi u krye në vaskën e banesës me qira ku jetonte çifti. Policia ka vlerësuar se krimi ishte i paramenduar dhe shkak mendohet të ketë qënë xhelozia. Çifti kishte dhe një vajzë, të cilën e kishin lënë tek gjyshi.
Sipas grupit hetimor Mikel Xhiko ishte i njohur si një person, që kishte probleme me lëndët narkotike, madje ka qënë disa herë i arrestuar. Çifti natën e së shtunës në darkë e kanë kaluar tek babai i 29-vjeçares për tu larguar nga banesa mëngjesin e së dielës aty ku kanë lënë nën kujdesin e gjyshërve vajzën. Më pas çifti është rikthyer dhe një herë tjetër në banesën e tyre në katin e parë të një pallati pesë katësh në periferi të qytetit të Korçës. Burime policore të siguruara nga “Shekulli” thanë se 29-vjeçarja ka qenë në vaskë në momentin kur bashkëshorti ka hyrë me një kamë në dorë duke e sulmuar menjëherë, duke mos i dhënë kështu mundësinë e mbrojtjes. Goditjet në fyt kanë qenë fatale për gruan e cila ka mbetur e vdekur në vend.
Fillimisht Mikeli nuk i ka hapur derën e banesës policies, duke kërcënuar se, nëse ata do të hynin në banesë do t`i vinte flakën asaj. Kur Mikeli ka dëgjuar goditje të forta në derën e shtëpisë, me thikën, që mbante në dorë ka goditur veten në pjesë të barkut, goditje që duket ka qenë fatale edhe për autorin e vrasjes së bashkëshortes.
Kur policia ka arritur të hap forcërisht derën e banesës, 34-vjeçari është gjetur pa ndjenja, i mbytur në gjak. Mësohet se gruaja punonte kameriere dhe sipas familjarëve Y. Xhiko (Koçibelli) punonte kameriere në një lokal në afërsi të bashkisë së qytetit, punë të cilën e bënte në këtë lokal prej 5 muajsh. Në familjen prej tre vetash, gruaja ishte njeriu i vetëm që punonte, pasi Mikel Xhiko nuk punonte.
Ndërsa i ati i vajzës, E. Koçibelli pas ngjarjes së rëndë tha se lajmin e kobshëm e mësoi përmes telefonit. Ai rrëfen se ata vazhdimisht ka pasur konflikte, grindje, problem dhe se ishin në kushte të vështira ekonomike, pasi vetëm vajza punonte dhe ai konsumonte alkool dhe drogë.
Madje sipas të atit të Yllkës e bija nuk kishte menduar asnjëherë të ndahej nga bashkëshorti, pasi e dontë atë dhe i dhimbsej edhe vajza edhe pse prindërit ia kishin kërkuar divorcin.
“Ne e kemi mbështetur, i paguanim qiranë e shtëpisë. Mikeli ishte edhe i dënuar. Pak kohë kishte që doli nga burgu. Ne u përpoqëm gjatë gjithë kohës që ta ndihmonim, të gjitha shpenzimet ne i përballuam derisa ai doli nga burgu. Ai ishte dënuar katër vjet për drogë. Vetëm shqetësime na solli në familje, ma mërziste vajzën, kurse tani i mori edhe jetën.” – tha Koçibelli.
Sipas fqinjëve autori i masakrës ishte jetim dhe është rritur në shtëpinë e fëmijës në Sarandë dhe prej gati 10 vitesh jetonte në qytetin e Korçës.

Article Logic
Execution time: 0.0043399333953857