INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Historia e dy arushave që ushqeheshin me mbeturina, tërheq vëmendjen e medias prestigjioze BBC

Historia e dy arushave që ushqeheshin me mbeturina, tërheq vëmendjen e medias prestigjioze BBC

Publikuar më: 10:27 05-05-2018

Me ardhjen e verës fraza 'foto me arushën' kthehen në një refren për të gjithë pushuesit në zonat e plazhit. Megjithatë kohët e fundit shihet një tjetër trend që shumë restorante për të tërhequr turistët marrin ambientet e tyre kafshë të ndryshme.
Xhirot nëpër vapë dhe ditët e tera pa ushqim është realiteti i shumë kafshëve të cilët mbyllen dhe shfrytëzohen për fitime monetar.
E tillë ka qenë dhe historia e këtyre dy arinjve të murrmë të cilët përdoreshin në një restorant në një rrugë kryesore në Shqipëri për tërheqjen e turistëve.
Jetesa dhe përkujdesja që këto dy kafshë të veçanta merrnin nga pronarë e tyre ka tërhequr vëmendjen e ndërkombëtarëve.
Agjencia britanike e lajmeve BBC i ka kushtuar një artikull për mënyrën se si trajtoheshin këto dy krijesat e pas kësaj ka reaguar dhe një kopsht zoologji në Ëest Lothian e cila ka marr përsipër kujdesin e tyre.
Henk dhe Eso, do të jenë në “five sister zoo”, thuhet në lajmin e BBC.
Pasi janë transferuar për në shtëpinë e tyre të re, specialistët kanë kuptuar se situata e tyre ishte më keq seç ishte paraqitur. Ata ishin kequshqyer dhe kanë mbijetuar vetëm nga mbetjet e ushqimeve që jepnin kalimtarët në Shqipëri, pa asnjë kujdes të specializuar.
Drejtuesit e kopshtit zoologjik thanë se çifti i arinjve mendohet të jetë 3 vjeç dhe nga dita e sotme 5 maj 2018 ato do jenë në pronësi të pronarit anglezë.
Brian Curran, që zotëron kopshtin zoologjik tha se ishte i kënaqur që po mirëprisnin dy arinjtë. “Nuk kanë pasur një fillim të kënaqshëm të jetës së tyre, por do të kenë një jetë ndryshe me kujdesin e duhur, do të bëhen arinj të vërtetë”.
Ata u zbuluan nga një organizatë për mbrojtjen e kafshëve në Shqipëri, ndërkohë që u monitoruan për disa kohë, ku edhe u pa se ishin vendosur në një kafaz, në një restorant në buzë të rrugës nacionale. Ushqeheshin shumë pak brenda kafazit, aty ku u pa se e vetmja mënyrë që mund të pinin ujë, ishin pellgjet e ujërave të shiut. Kur organizata vendosi ti merrte, ata peshonin vetëm 70 kilogramë, gjysmën e peshës që duhet të kishin në të vërtetë.
Vitin e kaluar, dy arinjtë, vëlla e motër, u vendosën përkohësisht në Kopshtin Zoologjik të Tiranës derisa të bëheshin dokumentet e duhura të transportit.

_101173935_rescue-bears-3.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0054049491882324