INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Tragjedia e familjes Negollari, që humbi 2 fëmijët në aksident. Arsyet se përse ati ishte në burg…

Tragjedia e familjes Negollari, që humbi 2 fëmijët në aksident. Arsyet se përse ati ishte në burg…

Publikuar më: 10:12 10-05-2016

Gjyshja e dy fëmijëve, që humbën jetën pak ditë më parë në një aksident automobilistik teksa ishin nisur për të takuar të atin në burg, rrëfen kalvarin e dhimbjeve të kësaj familje. Ajo nis të tregojë që nga momenti ku vajza e saj, 24-vjeçarja Silvana Negollari, i telefonoi pas aksidentit. E bija sipas saj ulërinte e kërkonte ndihmë dhe në urgjencë thotë se e gjeti në gjëndje shoku. Ajo shton se vajzës nuk i kishin bërë as qetësues, pasi në spital nuk kishte asgjë, e mjeket e pyesnin se ku e kishte çantën e kuletën.
“Ime bijë nuk ishte fare në vete, pasi i kishte duart deri në bërryl me gjakun e dy fëmijëve të saj që i kishte nxjerrë të pajetë nga makina”, tha Adilja, për Gazetën Shqiptare. Sipas saj vajzën e kishin lënë atje si thes, pa gojë e pa mbështetje dhe në fund të këmbëve i kishin lënë vajzën e vogël që kishte shpëtuar.
Adile Dervishi tregon dhe arsyet përse i dhëndri  ishte në burg. Arsyeja fare banale po ndëronte çatinë e shtëpisë dhe kjo për shtetin është ndërtimi pa leje që e çoi atë në burg. Më këtë rast nënë Adile bën dhe një apel për shtetin, kur thotë që të mos burgosen më njerëz të pafajshëm që ndërtojnë çatinë e shtëpisë si dhe të rregullohen rrugët që janë copë-copë që të mos vdesin më njerëz si të miturit e pafajshëm.
E sot nëna e dy fëmijëve që humbën jetën në aksidentin e të shtunës teksa ishin nisur të takonin të atin në burg, nuk flet e vijon të jetë në gjëndje shoku. Ajo ka dhimbje në trup, por me shumë të ngjarë janë më të papërfillëshme se ato të shpirtit.

Article Logic
Execution time: 0.0028791427612305