Gazmir Picari 39 vjeç nga Tirana ka zbrazur një banesë në Hamallaj në Durrës. Ai ka vjedhur gjithçka nga gjërat më të çuditshme deri tek ato me vlerë. Sendet e vjedhura ishin televizor 52 polësh, një laptop, një Ipod, portofol me një shumë të konsiderueshme parash, ora dore, 2 telefona celularë dhe Usb.
Por gëzimi i tij nuk zgjati shumë, pasi policia e Durrësit ka mundur ta arrestojë duke i sekuestruar në kohë dhe sendet e vjedhura.
Gazmir Picari ka rezultuar person me preçedent të mëparshëm në fushën e veprave penale kundër pronës.