INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Historia e infermierit shqiptar që u punësua në klinikën më të madhe në Berlin

Historia e infermierit shqiptar që u punësua në klinikën më të madhe në Berlin

Publikuar më: 15:52 09-08-2018

E përditshmja gjermane “Die Zeit” i ka kushtuar një reportazh shqiptarit Samed Qoshja. Infermieri shqiptar i punësuar në Gjermani prezantohet si një model i integrimit të suksesshëm. 23-vjeçari Qoshja mbërriti në Berlin në janar të viti 2017. Ai u prit në aeroport dhe ju sigurua një banesë me çmim të përballueshëm. Qoshja nënshkroi një kontratë dhe filloi punë direkt në Berlin. I riu shqiptar u punësua në klinikën më të madhe universitare të Evropës, Charite. 23-vjeçari thotë se ai e pa nisjen e punës në Berlin si një sfidë. "Doja të shihja se çfarë ishte. Unë jam ende i ri”- tregon ai. Qoshja nuk është personel që paguhet shumë. I riu shqiptar thotë se ai e pa lëvizjen në Berlin herët në jetën e tij profesionale si një sfidë. "Doja të shihja se çfarë ishte. Unë jam ende i ri. "Për dhjetë muaj, ai studioi gjermanisht intensivisht para se të fillonte, dhe një provim teknik ishte gjithashtu i nevojshëm. “Aplikoni sot, kujdesuni për të ardhmen, por nuk është kaq e lehtë. Në fillim, dy botë u përleshën”, thotë mbikëqyrësja e Qoshes në repartin neurokirurgjik në Spitalin Benjamin-Franklin. Sot, toni humorist midis kolegëve të tij e bën Qoshen të duket si një model i integrimit të suksesshëm brenda Evropës. Ai është njëri nga dhjetëra infermierë nga Shqipëria që janë punësuar në Gjermani. Por mediet shkruajnë se vendi ende kërkon rreth 80 mijë infermierë.

Article Logic
Execution time: 0.0039780139923096