INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Historia e investimit miliona dollarësh që s`u bë kurrë… [VIDEO]

Publikuar më: 13:30 21-09-2016

Shoqëria “Omnix Albania” mbërriti në vendin tonë në vitin 2008, me një një projekt konkret për ndërtimin e një resorti gjigand turistik. Ai parashikohej të ishte resorti më i madh në Adriatik, dhe si i tillë vlera e tij ishte plot 450 milion USD. Por vetëm pak muaj përpara se sa demokratët të iknin nga pushteti, Sali Berisha firmosi dhënien e lejes për ndërtimin e resortit turistik nga Omnix Albania. Sipërfaqja i kapërcente 28 hektarë tokë, dhe aty projektohej ndërtimi i një hoteli me 5 yjë,  370 dhoma,  park ujor, bulevard, bare e restorante. Duke u kthyer kështu në një projektet me gjigand për resorted në Adriatik. Por me ardhjen e socialistëve gjithçka ndryshoj. Këshilli Kombëtar i Territorit, nën drejtimin e Edi Ramës vendosi ngrirjen e këtij projekti, për 3 vite, ndërsa vëtëm dy muaj më parë vendosi lejimin e fillimit të punimeve të ndërtimit.
Por nuk ishte e thënë. Çështjet e pronësisë mbi të cilën ishte parashikuar të ndërtohej ky projekt nuk ishin sheshuar.  Presidenti i kompanisë Fadi Mitri më 10 shtator u dhunua barbarisht në mes të ditës në autostradë, ndërsa në fillim u deklarua se kjo erdhi pas një aksidenti. Por më pas gjithçka u zbardh. Dhuna ndaj libanezit Fadi Mitri ishte për shkak të ndërtimit të rezortit turistik në Lalëz, e për këtë arësye në pranga ka rënë një person, e dy të tjerë janë shpallur në kërkim nga uniformat blu.
Dhuna ndaj biznesmenit libanes ishte vetëm fillimi i dështimit të këtij projekti strategjik. 11 ditë pas dhunës, Fabi Mitri iku me avion privat nga Shqipëria në një gjendje të rëndë shëndetësore. Vetëm pak minuta më vonë “Omnix Albania” lajmëroj jo vetëm tërheqjen nga investimi 450 milion dollarësh por zotimin e saj se nuk do të investojë më në vendin tonë.
Në një kohë kur kriza ekonomike është ulur këmbëkryq dhe thithja e investimeve të huaja është strategji e qeverive, largimi i kompanisë “Omnix Albania” është një humbje e madhe për ekonominë shqiptare. Por me e rëndë mund të jetë impakti që mund të ketë kjo ngjarje në thithjen e investimeve të huaja.
Ndiqni historikun e “Omnix Albania” në Shqipëri:

Article Logic
Execution time: 0.0035290718078613