INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Historia e italianëve hajdutë, që hiqeshin si shqiptarë!

Historia e italianëve hajdutë, që hiqeshin si shqiptarë!

Publikuar më: 11:14 16-03-2016

Kishin mësuar fjalë shqip e silleshin si shqiptarë, por në fakt ishin shtetas italianë, që vidhnin në ambjente të ndryshme dhe u zbuluan, pasi hynë për të grabitur në shtëpinë e një biznesmeni në Fengero. Ata sipas asaj që rrëfën i zoti i shtëpisë kishin folur pastër shqip dhe e kishin pyetur, ku ndodhej kasaforta.

Mediat italiane kanë raportuar se ata ishin Alessandro Carminitana 27 vjeç dhe Fabrizio Cerenza 47 vjeç. Italianët që hiqeshin si shqiptarë, pasi kryen dhe këtë garbitje u larguan. Biznesmeni menjëherë i denoncoi dhe ata u arrestuan nga policia.

Article Logic
Execution time: 0.003532886505127