INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Historia e jashtëzakonshme e murgeshave, që rritën një jetime dhe e martuan me kursimet e tyre

Historia e jashtëzakonshme e murgeshave, që rritën një jetime dhe e martuan me kursimet e tyre

Publikuar më: 11:15 18-05-2016

Dy murgesha katolike kanë çuar deri në fund një misionin të marrë mbi 18 vjet më parë, kur vendosën të rritin një vajzë jetime. Pas kaq shumë vitesh i vendosën dhe kurorën e nuses, jetimes duke shpenzuar të gjitha kursimet e tyre. Kjo histori e jashtëzakonshme është shkruar nga gazetari nga Elbasani, Fatos Saliu, teksa ka vizituar motrat katolike të kishës “Bijat e Dashurisë”, me qendër në Mollas të Elbasanit.

Pjesë nga shkrimi:

Para pak ditësh dy murgesha organizuan një dasëm për vajzën jetime që e rritën me duart e tyre që kur ajo ishte dy javëshe. Liljana Qafa ka lidhur kurorë me Ariol Madhin. Gjatë gjithë këtyre viteve vajza është rritur dhe edukuar në këtë qendër. Por erdhi dita që ajo të martohet. Në moshën 18 vjeçare, rrëfejnë murgeshat ajo ra në dashuri me Ariolin dhe në fakt kjo ishte një dashuri e bekuar nga Zoti. E destinuar për të qenë e përjetëshme. Kjo vajzë ua kishte mbushur plot zemrën motrave katolike. Ndaj ato vendosën, që ti dhurojnë asaj akoma më shumë lumturi në jetë.
Më të ardhurat që kishin organizuan një dasëm tradicionale shqiptare në një nga lokalet e Mollasit, ku veç pjesëtarëve të qendrës, ishin të ftuar edhe banorë të zonës.
Gjithçka kaloi për mrekulli. Çifti është lumturuar shumë dhe Liljana nuk e ka ndjerë aspak mungesën e prindërve. Përkundrazi. motrat katolike kanë qenë për të nënë gjatë gjithë jetës. Ato e kanë rrethuar gjithnjë me dashuri e përkujdesje dhe më në fund i organizuan edhe eventin më të bukur, ëndërrën në jetë për çdo vajzë, veshjen e fustanit të bardhë dhe dasmën.

Article Logic
Execution time: 0.0039751529693604