Një ndër të ftuarit në emisionin Thumb me Aulona dhe Fatmën ka qenë këngëtari i njohur Skerdi Ago. Skerdi pak ditë më parë ka shpallur fejesën me gazetaren nga Kosova Vesa Rama dhe sigurisht detajet e njohjes dhe të fejesës ka vendosur ti tregojë për herë të parë në “Thumb”.
Ai është pyetur nga gazetarja pse e ka mbajtur kaq diskrete jetën e tij private dhe se si është njohur me Vesën.
“Njerëzit duhet ta kuptojnë, njerëz jemi dhe ne që jemi këngëtarë, edhe ne duam ta kemi një lidhje. Unë githmonë kam dashur atë jetën si çdo njeri. PËr jetën time dua dhe unë ta jetoj tamam. Ndihem mirë për lidhjen time dhe që jam fejuar.
Kemi kohë që njihemi, pak kohë më von se kur kam shkuar në Kosovë jam njohur me Vesen”.- ka thënë Skerdi.
Më tej këngëtari ka treguar se njohja ka filluar në Instagram dhe ka qenë Vesa ajo që i ka shkruajtur për çështje pune.
“Lajm si gjithmonë i kohëve tona është bërë Instagrami. E githa ka nisur në Instagram, kemi folur për një intervistë që do më bënte në portal dhe aty ka nisur”.- ka treguar Skerdi, I cili është ngacmuar nga gazetarja teksa i ka thënë se “djemtë e labelit Redbox e paskan zakon të fejohen me gazetaret që u marrin intervista. Këtu rikujtojmë edhe njohjen e Elitës dhe Gjikos, e cila nisi si një intervistë e ata tashmë janë në pritje të fëmijës së parë.