Muaj më parë dyshja e njohur e showbizit Skerdi Ago dhe gazetarja kosovare Vesa Rama u komentuan gjatë në mediat rozë.
U tha që Skerdi i kishte propozuar Vesës për martesë.
Mirëpo prej kohësh po përflitet se marrëdhënia e tyre nuk po shkon mirë dhe mediat kosovare kanë raportuar se lidhja mes çiftit ka marrrë fund.
I pyetur së fundmi në Instastory Skerdi ka folur për herë të parë në lidhje me ndarjen nga gazetarja.
’A je ndarë nga gruaja se të gjithë kështu po thonë? e pyeti ndjekësi.
‘Jo s’jam ndarë’ u përgjigj këngëtari duke hedhur poshtë çdo thashethem në lidhje me ndarjen e çiftit.