Kelsey Harmon nga Washington, Oklahoma vizitoi gjyshin e saj për drekë këtë javë. Ai kishte përgatitur personalisht 12 hamburgerë për gjashtë nipërit e tij, të cilët shpresonte që t’i takonte.
Por fatkeqësisht, Kelsey ishte e vetmja që shkoi të takonte gjyshin e saj. Ajo postoi më pas këtë foto, ku gjyshi i trishtuar po ha një hamburger vetëm:
“Po ha drekë me gjyshin. Ai përgatiti 12 hamburgerë për 6 nipërit e tij, por vetëm unë erdha”, shkroi në “Twitter” vajza.
Reagimet në rrjetin social ishin të panumërta.