Kur futja e vajzat e bukura në kurth kthehet punë me kohë të plotë
Mario Antoine, një 33 vjeçar nga Kansas City u arrestua se i mashtronte femrat që të bënin sete pornografikë falsë, bënte seks me to duke iu bërë premtime të kota dhe më pas i shantazhonte nëpërmjet fotove. Një skemë e vërtetë mashtrimi dhe e mirëmenduar madje. Femrat fillimisht mendonin se po e kryenin aktin seksual si një audicion për projekte të ardhshme, por në fakt i vetmi projekt ndodhte dhe përfundonte aty. Reputacioni i Antoine duhej në një farë mënyre t’i paralajmëronte pasi ai ishte i ngarkuar me 9 akuza pasi kishte pranuar pagesat paraprake si fotograf dasmash dhe më pas nuk ishte shfaqur kurrë. Por me vajzat situata është dhe më e rëndë se sa me një “vjedhje” të thjeshtë.
Ai mashtroi dhjetëra vajza të reja që të bënin këto sete fotografike me pretendimin se do të publikoheshin përtej oqeanit (Playboy Asia që në fakt nuk ekziston fare) dhe nuk do t’i shihte kurrë askush që i njihte vajzat. Ato do të paguheshin shumë (10-15 mijë dollarë për një set) dhe kështu pranonin që të bënin akte seksuale me Antoine në kamera, që të shërbente pikërisht si audicion. Ky i fundit premtoi se 2000 dollarë do të vinin me check nëpërmjet postës, por check-u nuk mbërrinte kurrë. Dhe kur njëra nga vajzat u konfrontua me Antoine, ai e kërcënoi se do t’i dërgonte fotot e saj të dashurit, familjes dhe punëdhënësit të saj. Madje disa vajzave iu bëri dhe shantazh duke iu kërkuar para ose favore seksuale në këmbim të fshehtësisë së fotove. Tashmë ai është prapa hekurave me akuza të shumta, por vajza...kini kujdes se nuk i dihet kurrë. Paratë nuk vilen në degët e pemëve, aq më pak duke u zhveshur.