INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Historia e miliarderit më të madh por edhe më kurnac në botë/ Refuzoi të japë para për rrëmbimin e nipit

Historia e miliarderit më të madh por edhe më kurnac në botë/ Refuzoi të japë para për rrëmbimin e nipit

Publikuar më: 17:48 24-04-2019

Paul Getty është një nga miliarderët më të pasur në botë pasi e krijoi pasurinë e tij duke treguar naftë. Por manjati nuk është vetëm i famshëm për pasurinë e tij, por edhe se është cilësuar si një nga miliarderët më të mëdhenj dhe më kurnac në botë.

Milionin e tij të parë, J. Paul Getty e bëri kur ishte 23 vjeç. Ç’është e vërteta mund të kishte ndodhur edhe më herët, nëse i ati do t’i kishte dhënë shumën e parave që ai aq shumë ia kërkoi, por s’e mori dot kurrë. Po kështu, edhe mamaja refuzonte t’i jepte në duar shuma të mëdha kartëmonedash.

Sipas Forbes, në vitin 1966, Libri i Rekordeve Botërore Guinness e konsideroi J. Paul Getty- n si njeriun më të pasur në botë. Pasuria e tij kapte shifrën 1.2 miliardë dollarë (ekzaktësisht 9.1 miliardë dollarë nëse i konvertojmë me standardet e vitit 2017).

Getty u martua 5 herë dhe secila prej grave ishte mjaftueshëm e re për të qenë vajza e tij. Sipas biografëve, 4 prej grave qenë të virgjëra.

Ai u bë i njohur edhe sepse refuzoi tu jape para pengmarrësve që i morën nipin në vitin 1973. Kur rrëmbyesit i dërguan miliarderit pak nga flokët dhe veshi i nipit si dhe ulën shumën e tyre në 3 milion dollarë, Getty pranoi të paguante jo më shumë se 2.2 milionë dollar, 800,000 nga të cilat ia dha hua djalit të tij (babait të fëmijës që u rrëmbye) me 4% interes. Kur John e telefonoi gjyshin për ta falenderuar për pagimin e shpërblesës, Getty refuzoi të fliste.Në shenjë hakmarrje, grabitësit i prenë veshin të riut dhe ia çuan gjyshit kurnac. Historia e tij u bë shumë e njohur dhe madje për këtë është realizuar një seri televizive.

Dashuria e manjatit të naftës për para, u duke edhe tek ngjare të tjera të trishta mbi anëtarët e familjes së tij. I biri, Timmy Getty, me të cilën e lindi me gruan e pestë të tij, u sëmurë rëndë nga kanceri dhe ai nuk e pa për 4 vjet të birin. Madje nuk pagoi as faturat e mjekimit dhe Timmy mbeti i verbër deri sa vdiq. Në kujtimet e saj, këngëtarja Tedy Gatty amerikane zbuloi kurnacërinë e bashkëshortit.

Madje Paul Getty nuk shkoi as në funeral dhe i dërgoi Tady vetëm një shënim, ku i kërkonte falje që nuk ishte aty për shkak të angazhimeve.

Kur Getty vdiq, familjarët, përfshirë fëmijët dhe shërbëtorët e devotshëm nuk përfituan thuajse asgjë. Pjesa më e madhe e pasurisë së tij shkoi për muzeun e Malibu- së duke e shndërruar në më të pasurin në botë. Ekspertët i vlerësuan fondet e tij me vlerën 2.5 miliardë dollarë.

Asokohe, një gazetar i ri dha këtë koment mbi vdekjen e miliarderit:

“Ndërroi jetë sot njeriu më i pasur, më i vetmuar dhe më egoisti. Në 84 vite jetë, s’dha asnjë qindarkë për bamirësi.”/ cna.al 

Article Logic
Execution time: 0.0036680698394775