INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Historia e Mustafit, i cili i doli plumbave përpara për të mbrojtur të dashurën e tij në sulmin e Stambollit [FOTO]

Historia e Mustafit, i cili i doli plumbave përpara për të mbrojtur të dashurën e tij në sulmin e Stambollit [FOTO]

Publikuar më: 14:14 02-01-2017


Sulmi terrorist që goditi Stambollin në orët e para të këtij viti, ka shkatuar 39 viktima.
Ndër viktimat është dhe Mustafa Sezgin Seymen dhe e fejuara e tij Sezen Arseven, e cila arriti ti mbijetonte këtij sulmi pasi Mustafai i doli plumbave para për ta mbrojtur atë.

Një nga gazetat turke, “Hurryet”, ka treguar për historin e çiftit fatkeq të cilët kishin bërë planë të martoheshin në vitin 2017 por ky sulm i ndau.
Sipas gazetës e fejuara e tij, e ka shprehur dhimbjen e saj me një poezi të ndjerë, të cilën e ka shpërndarë në rrejtet socilale dhe ka bërë shumë njerëz të përloten.

Në vargjet vajza shprehet

“Nga vendi ku shkuam bashkë, po kthehem e vetme
Personi që kujdesej që unë të isha gëzuar e me plot dashuri,
Që edhe në gjumë më dhuronte puthje,
Në këto momente më kanë mbetur kujtim vetëm fotot
Do të pres në vendin që gjithmonë më prisje!
Dashuria jonë mbeti në gjysmë…bashkëshorti im!
Miq, kam humbur dashurinë e jetës sime!"


Mustafa Sezgin Seymen dhe e fejuara e tij Sezen Arseven ishin mes 500 personave që kishin zgjedhur të festonin natën e ndërrimit të viteve në club “Reina” në Stamboll i cili u sulmua nga një sulm terrorist i planifikuar nga ISIS.

fotoja.jpg

 

mustafa.jpg

 

nishannn.Jpeg

 

 

 

Article Logic
Execution time: 0.0038259029388428