INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Historia e pazakontë e mafiozit të Camorras! Tregon se si ra në dashuri me një prostitutë dhe vrau tutorin e saj shqiptar

Historia e pazakontë e mafiozit të Camorras! Tregon se si ra në dashuri me një prostitutë dhe vrau tutorin e saj shqiptar

Publikuar më: 11:04 28-03-2019

Giovanni Cascarino njihet për lidhjen me klanin e Camorras. Ai ka vendosur të bashkëpunojë me drejtësinë italiane. Gjatë këtij bashkëpunimi ka rrëfyer vrasjen e një shqiptari në 1999 në Capua, pasi ra në dashuri me një prostitutë.

Në lidhje me rastin e shqiptarit ai shprehet se ky ishte një ndëshkim për viktimën, i cili së bashku me të vëllanë, kishte keqtrajtuar dhe detyruar një vajzë të punonte si prostitutë, me të cilën Cascarino kishte një lidhje fikse dhe kishte rënë në dashuri.
“E vrava se rashë në dashuri me vajzën, që ai e shfrytëzonte si prostitutë dhe nuk e linte të lirë”.-tha Giovanni Cascarino, në procesin gjyqësor të vrasjes së Halim Margiekait, 20 vite më parë në Capua. Shqiptari u ekzekutua me pistoletë në një atentat, ku mbeti i plagosur edhe i vëllai.
Giovanni Cascarino ka treguar në gjykatën e Apelit krimin e vitit 1999, duke zbuluar edhe emrin e bashkëpunëtorit, Mario Cuoco. Të dy italianët, siç raportojnë mediat lokale, kanë qenë të lidhur me klanin mafioz të Camorra-s, “La Torre”.
Prokurori, pasi dëgjoi rrëfimin, kërkoi dënimin me 18 vite burgim për Giovanni Cascarino-n, autori i vrasjes dhe 16 vite burg për Mario Cuoco-n, si bashkëpunëtor në krim.

Article Logic
Execution time: 0.0023050308227539