Një 29 vjeçar shqiptar është arratisur nga burgu i Prokupljes në Serbi.
Raportohet se i riu shqiptar me inicialet M.P 29 vjeç, nga Podujeva ka arritur t’i shpëtojë gardianëve gjatë daljes nga spitali i Nishit, ku ishte dërguar pas dënimit për vjedhjen që kishte bërë vitin e kaluar.
‘Pas operacionit, i burgosuri ka qenë në më shumë se 20 vizita kontrolluese. Gjatë orëve të mëngjesit, i burgosuri ishte nën vëzhgimin e dy oficerëve të burgut të Prokupljes dhe duart i kishte të prangosura. Efektivët ishin duke e shoqëruar dhe në momentin kur njëri prej tyre e kishte hapur derën e automjetit policor, i burgosuri M.P. e kishte shtyrë një prej oficerëve dhe kishte filluar të vraponte përmes bulevardit në drejtim të një lagje të banuar’, raportojnë mediat serbe.
Bëhet me dije se i riu shqiptar me inicialet M.P. është burgosur për shkak të një vjedhjeje pranë Nishit.