INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Historia e detajuar e vdekjes tragjike të Michael Jackson në

Historia e detajuar e vdekjes tragjike të Michael Jackson në "83 minuta" [FOTO/ VIDEO]

Publikuar më: 17:38 15-06-2016

Janë bërë 7 vjet që kur Michael Jackson vdiq papritur në moshën 50 vjeçare dhe të paktën sipas variantit zyrtar, ne e dimë pse.

Sipas dëshmisë në gjyq dhënë nga mjeku personal, Conrad Murray, superylli vdiq nga një koktejl  fatal qetësuesish të fortë që e ndihmonin të flinte. “83 minuta” është libri që përshkruan me detaje kohën e ngjarjeve që ndodhën që nga momenti kur Murray la një Michael të droguar vetëm, deri atëherë kur ai arriti në spitalin nga ku pak çaste më vonë u shpall zyrtarisht i vdekur. Por libri synon të shkojë përtej datës 25 qershor, 2009, duke hulumtuar në faktorët që ndikuan në vdekjen e parakoshme të yllit të popit. Autorët Mat t Richards, regjisor filmash dokumentarë dhe Mark Langthorne, ish menaxher në industrinë e muzikës, kanë përdorur për këtë dëshmi dhe prova nga gjyqi i Murrayt  si dhe shkrime nga mediat apo libra të mëparshëm për Michael Jackson që lidhin pikat nga mbretëria e “dorezës së bardhë” tek ditët e fundit të artistit të varur i cili po synonte të rikthehej me një show për të cilin nuk ndihej gati qoftë mendërisht, qoftë fizikisht.

“Data 27 janar 1984 shënon edhe fillimin e fundit” shkruajnë autorët e librit duke iu referuar ditës kur Jackson vuajti një djegie të shkallës së tretë në skalpin e kokës gjatë xhirimit të një reklame për Pepsin. Sipas librit, dhimbja ishte kaq e fortë sa këngëtari përdori Percocet, Darvocet dhe gjatë trajtimit të skalpit sasi të mëdha Demeroli të cilat të gjitha së bashkë startuan edhe varësinë e tij ndaj narkotikëve.

Libri i mëshon idesë se rënia e Jackson ishte e pashmnagshme jo aq prej neglixhencës së Murray, por për shkak të doktorëve të mëparshëm që e lejuan të familjarizohej me drogërat mjekësore. Më pas, siç duket Michael u mësua ta konsideronte veten imun ndaj rrezikut që i kanosej.   

Article Logic
Execution time: 0.0025930404663086