INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Historia e rrallë: Ajo u zgjua dhe nuk dëgjonte më zërat mashkullorë

Historia e rrallë: Ajo u zgjua dhe nuk dëgjonte më zërat mashkullorë

Publikuar më: 15:57 12-01-2019

Kjo është historia e një vajzë e cila nuk mund të dëgjojë zërat mashkullorë. Por si nisi gjithçka?

Një natë ajo u shtri për të fjetur edhe pse kishte probleme shëndetësore, kishte të përziera dhe zhurmë në veshë.

24-vjeçarja nga Kina u zgjua në mëngjes dhe kuptoi se nuk mund të dëgjonte zërin e të fejuarit.

Shkoi menjeherë në spital, ku mjekët u përpoqën t’i jepnin shpjegim asaj çka po ndodhte me të renë.

Ajo mund të dëgjonte vetëm zërat e vajzave. Mjekët që u morën me rastin u shprehën se bëhet fjalë për një sindromë e cila prek një në 13000 pacientë.

Historia e vajzës u rrëfye në media dhe shpejt u bë virale.

Sipas ekspertëve është e vështirë të diagnostifikohet një gjendje e tillë pasi si mjekët edhe pacientët ndoshta nuk e dinë që ekziston një sindromë e tillë.

Ajo mund të jetë gjenetike, çka do të thotë se personat ndoshta asnjëherë nuk e kanë ditur se nuk mund të dëgjojnë zëra të ulët.

Ndërsa specialistët që po merren edhe me vajzën nga Kina shprehen se një gjë e tillë mund të shkaktohet edhe nga stresi. Vajza është shprehur se kohët e fundit kishte punuar deri vonë dhe nuk kishte fjetur mjaftueshëm.

Mjekët theksojnë se është e rëndësishme që simptoma të tilla të kapen shpejt.

Article Logic
Execution time: 0.003882884979248