INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Historia e rrallë, transformoi hirin e gruas në diamant

Historia e rrallë, transformoi hirin e gruas në diamant

Publikuar më: 11:02 12-02-2019

Dashuria nuk ka nevojë për shumë fjalë, gjestet ndonjëherë flasin më shumë. Dhe mesa duket është e vërtetë se ndjenja e dashurisë vazhdon edhe përtej kësaj jete.

Historia e dashurisë e David Oine, nga Kolorado ka prekur të gjithë ata që e kanë lexuar.

David ka humbur gruan e tij 54-vjec, e cila ishte e sëmurë me një sëmundje të rëndë.

Por ai vendosi të mos ndahet asnjëherë prej saj.

Ndoshta për disa mund të duket e frikshme ndërsa për të tjerë e dhimbshme, por David vendosi të veprojë ashtu siç e ndiente.

Ata do të jenë gjithmonë bashkë në çdo moment, sepse ajo është në dorën e tij. David ka krijuar një unazë e cila është e përbërë me hirin e gruas së tij. Ai transformoi hirin në një diamant 0.25 karat.

“ Ishte e pabesueshme të shihje diamantin për herë të parë. Ai ndriconte, sikurse edhe gruaja ime Roberta” u shpreh David.

Article Logic
Execution time: 0.0034229755401611